Një urë këmbësorësh është shembur në Indi ditën e sotme, ku janë plagosur qindra njerëz dhe kanë humbur jetën dhjetëra të tjerë.
Mediat vendase bëjnë me dije se 30 persona kanë humbur jetën dhe shumë trupa pa jetë ndodhen ende në ujë, pasi në momentin e aksidentit në urë ishin rreth 400 persona.
Ende nuk dihet arsyeja e shembjes së urës ndërsa po hetohen shkaqet e ngjarjes.