Shtatë persona humbën jetën dhe 3 të tjerë rezultojnë të zhdukur, pasi një urë në ishullin indonezian Sumatra u shemb.
Në momentin e shembjes rreth 30 persona ishin në urë, të gjithë nxënës shkolle.
Niveli i ujit në lumin poshtë urës ishte më i lartë se zakonisht dhe me rryma të forta.
Disa studentë që ranë në ujë u shpëtuan, ndërsa një ekip kërkimi dhe shpëtimi pastroi një rreze prej 20 kilometrash për të gjetur viktimat e zhdukur, të gjithë adoleshentët.
Në Indonezi ka nisur sezoni i shirave, por një nga shkaqe mendohet se është cilësia e dobët e ndërtimeve.