Nga Kabineti i kryeparlamentarit kanë njoftuar se gjendja shëndetësore e Talat Xhaferi është stabile, por për shkak të fushatës intensive, mjekët i kanë rekomanduar të pushojë për një kohë.
Xhaferi dy herë e ka bërë testin për Kovid-19, por ka rezultuar negativ, megjithatë ka pjesëtarë të tjerë të partisë së tij, Bashkimit Demokratik për Integrim si ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi dhe ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi që kanë rezultuar pozitiv me Kovid-19.