Shëndrit Deari fitues i tureut “Dielli Teb Open – 2023”, në Prishtinë

Turneu “Dielli Teb Open – 2023”, që po mbahet në Prishtinë të Republikës së Kosovës, sivjet i takon tenistitetit gostivaras, Shëndrit Deari, njofton Flaka.

Marketing

Pas katër fitoreve radhasi Shëndrit Deari ariti në finalen e madhe ku mposhti kundërshtarin Stefan Micov me rezultat 6-0 6-3. Ky rezulltat fantastik, bëri që Diti të shpallet fitues i turneut ndërkombëtar prestigjoz që po mbahet në Prishtinë.

“Jam shumë i lumtur me këtë fitore të turneut në Prishtinë dhe jam i kënaqur me lojën që tregova pikërisht këtu në Prishtinë. Kjo më bën të ndjehem mirë dhe uroj çdo të mirë për Federatën e Tenisit të Kosovës, që në të ardhmen të dalin edhe prej këtu tenist të mirë pasi që kanë talent që premton dhe tepër ambicioz”, tha për Flaka, tenisisti gostivaras, Shëndrit Deari.

Deari shënoi rezulltate të shkëlqyera edhe në dy turne të mbajtura në Serbi dhe së fundmi në Bullgari.