Shënohen 74 raste të mos respektimit të orës policore

Prej mbrëmjes së djeshme në vendin tonë filloi kufizimi i lëvizjes prej orës 21:00 deri në ora 06:00 të mëngjesi. Sipas të dhënave të fundit të siguruara nga Alsat, organet shtetërore kanë shënuar 74 raste të mosrespektimit të Orës Policore.

Marketing

Numri i qytetarëve në vetizolim si pasojë virusit korona ka arritur në 7.925. Gjatë ditës së djeshme janë kontrolluar 1674 lokale të biznesit, prej të cilëve 18 nuk kanë respektuar masat shtetërore.

Në vendkalimet kufitare ka filluar dukshëm të ulet numri i qarkullimit. Në vendin gjatë ditës së djeshme kanë hyrë 488, kurse kanë dalë 546 shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Marketing