Shënohet 2 gushti- Dita e Republikës

Në Maqedoninë e Veriut sot shënohet 2 gushti-Dita e Republikës, e njohur si kryengritja e Ilindenit e vitit 1903 në Krushevë por edhe Ilindeni i dytë i vitit 1944 me ASNOM ku u vendosën themelet e Maqedonisë së sotme. Ky përvjetor konsiston me 30 vjetorin e pavarësimit të vendit nga federata ish-jugosllave si dhe me rastin e 20 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit.

Marketing

Shënimi i festës sot nis në Shkup nën udhëheqjen e kryeparlamentarit Talat Xhaferi. Festimet vazhdojnë në qendrën memoriale ASNOM në Pelincë të Kumanovës ku delegacioni shtetëror do të udhëhiqet nga kryeministri Zoran Zaev ndërsa presidenti Stevo Pendarovski do të marr pjesë në manifestimin qendror në Krushevë.