Shënohet 20 vjetori i Entit Shtetërorë të Revizionit

Me rastin e shënimit të 20 vjetorit të Entit Shtetërorë të Revizionit është organizuar një tryezë e rrumbullakët ku të ftuar ishin shumë përfaqësues të Ballkanit. Me këtë rast zëvendës revizori kryesorë i Maqedonisë së Veriut Naser Ademi ka deklaruar se Enti shtetërorë i Revizionit çdo ditë po e realizon misionin e vet – të kujdeset për mjetet publike dhe të kontribojë në avancimin e menaxhimit me to.

Marketing

Ai shtoi se u konfirmua nevoja për avancimin e bashkëpunimit me Kuvendin nëpërmjet Tvining projektit “Përforcimi i mëtutjeshëm i kapaciteteve dhe efikasitetit të Entit Shtetërorë të Revizionit për kryerjen e revizionit të jashtëm”, të cilin më shumë se një vjet e realizojnë me sukses në bashkëpunim me parterët e Entit Nacional të Revizionit të Republikës së Bullgarisë dhe Entin Shtetërorë të Revizionit të Revizionit të Republikës së Kroacisë.

Për në fund në këtë tryezë të rrumbullakët u shkëmbyen përvojat mes tyre si kolegë nga institucionet e larta të revizorit, si dhe përfaqësuesit e Kuvendit, për rëndësinë e bashkëpunimit të institucioneve të larta të revizorit me parlamentet dhe ndjekjet e tyre në implementimin e rekomandimeve të revizorit.

Marketing