24 maji është dita kushtuar vëllezërve sllav, Shën Kirilit dhe Metodit, të cilët njihen si iluministë, krijues të alfabetit dhe gramatikës dhe për veprën e tyre misionare për mësimin e shkrim-leximit dhe shpërndarjen e ortodoksizmit në zhvillimin kulturor të të gjithë sllovenëve.
Kreu shtetëror me urime për kishën dhe qytetarët
Me këtë rast, universiteti më i vjetër në vend iu ndau mirënjohje vëllezërve, Kirilit dhe Metodit, ndërsa kreu shtetëror uroi me këtë rast kishën dhe qytetarët.
“Gjuha maqedonase, si çdo gjuhë tjetër sllovene, është një degë nga trungu i mbjellë nga Shën Kirili dhe Metodi dhe nxënësit e tyre, mes të cilëve edhe Shën Klimenti dhe Shën Naumi i Ohrit. Se çfarë fryte do të mbledhim varet nga ajo se sa do të investojmë në degën maqedonase, si pjesë e trungut gjuhësor slloven. Ajo është detyra jonë ndaj gjeneratave të kaluara, por edhe të ardhshme, por edhe kontributi ynë ndaj hapësirës kulturore, arsimore dhe civilizuese evropiane.”,- tha kryetari i shtetit, Stevo Pendarovski.
“Vepra e vëllezërve Shën Kirili dhe Metodi është me rëndësi të madhe për shkencën dhe kulturën botërore. Arsimimi, gjuha, shkenca dhe vlera e fjalës janë vlera të çmueshme, si për një popull po ashtu edhe për çdo individ. Trashëgimia e tyre nuk janë vetëm veprat dhe puna, por edhe vlerat me të cilat kanë jetuar dhe i kanë lënë pas vete.”,- theksoi kryetari i kuvendit, Talat Xhaferi.
“Misioni i tyre, i bashkimit, i popullit slloven me popujt e tjerë të Evropës, para 1150 vjet, përskaj krishterizmit të popujve sllovenë, ka pasur rëndësi historike, kulturore dhe rëndësi epokale arsimore. Misionet në Evropë, përskaj përhapjes së shkronjave të Krishtit, shkrimit dhe leximit, kanë pasur për qëllim edhe apologjinë teologjike të gjuhës së vjetër sllovene dhe shfrytëzimit të saj në aspekt fetar që deri atëherë janë realizuar në tri gjuhë, latinisht, greqisht dhe gjermanisht.”,- u shpreh kryeministri, Zoran Zaev.
“Jemi krenarë dhe u jemi mirënjohës, sepse me shkronja të arta e shkruam Maqedoninë në thesarin evropian botëror dhe kulturor.”,- tha lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.
Delegacion kishtar nga kisha ortodokse maqedonase e kryesuar nga prifti Pimen, organizuan lutje në varrin e Shën Kirilit, ndërsa Ministritë e Punëve të Jashtme të Maqedonisë dhe Bullgarisë organizuan ngjarje të përbashkëta në Ambasadat në Beograd, Pragë, Varshavë dhe Kiev.