Me rastin e Muajit Muharrem, muaji i parë i vitit hënor mysliman, në Çarshinë e Vjetër të Shkupit është shpërndarë ashure për kalimtarët e rastit.
Dita e Ashures është kthyer në festë tradicionale që prej 15 vjetësh. Ashurja iu shpërnda të gjithëve, sepse pa marrë parasysh fenë të cilës i takojmë, pak ëmbëlsirë na bën mirë. Sivjet manifestimi në Çarshi u organizua nga Ambasada e Turqisë në Shkup.
“Fjala ashure ka një emër specifik, por gjithashtu është një ëmbëlsirë e vjetër dhe speciale. Dita e Ashures festohet shumë gjatë kohë në fenë islame. Ashure këtu në Çarshi iu shpërndahet atyre të cilët duan ta provojnë duke mos bërë dallime”,- tha përfaqësuesi i Ambasadës së Turqisë, Murat Alkan.
Fjala “ashure” e ka origjinën nga arabishtja dhe vjen nga fjala “ashr”, që në gjuhën arabe nënkupton “dhjetë”.
Dita e Ashures është dita e dhjetë e muajit Muharrem, një nga muajt e shenjtë për besimtarët myslimanë.