Shënohet vdekja e parë mbretërore nga koronavirusi – vdes princesha spanjolle

Koronavirusi nuk e kurseu as Princeshën Maria Teresa, e cila ka vdekur në moshën 86 vjeçare pasi rezultoi positive me Covid-19

Marketing

Princesha nga familja mbretërore spanjolle Bourbon-Parma vdiq dje, njoftoi i vëllai, Princ Sixtus.

Dinastia Bourbon-Parma është një degë e mbretërorëve spanjollë, e rrjedhur nga dinastia franceze Capetian.

Kujtojmë se para disa dite Princi britanik i fronit Charles, 71 vjeçar, doli pozitiv me koronavirus.