Shënoi pas 18 sekondash, por ja cili është goli më i shpejtë në Serie A…

Caputo ka pasur nevojë për vetëm 18 sekonda që të shënonte kundër Sassuolo, por goli i sulmuesit të Empoli nuk është më i shpejti në historinë e Serie A. Përkundrazi, duke parë numrat del se përpara atij kanë bërë më mirë, duke shënuar edhe më shpejt.

Marketing

Golin më të shpejtë në Serie A e ka shënuar Paolo Poggi në vitin 2001, pas 8.9 sekondash lojës, duke kaluar Piacenza në avantazh ndaj Fiorentina.

Në vendin e dytë të kësaj renditje speciale gjejmë golin e Marco Branca, 9.1 sekonda pasi kishte filluar ndeshja Fiorentina-Udinese më 19 janar 1993.

Podiumi i golashënuesve më të shpejtë në Serie A kompletohet me Gianfranco Matteoli, mesfushori i Inter që shënoi pas 9.9 sekondash kundër Cesena në sezonin 1988/89.

Më pas në “Top 5” janë edhe goli i Tullio Ghersetich pas 10 sekondash (1952/1953) dhe goli i Sandro Mazzola, pas 13 sekondash në Inter-Milan (1963/64).