Atletja shqiptare e specializuar në garën e 300 metrave me pengesë, Luiza Gega, është shpallur kampione Ballkani.
Gega ka vendosur edhe rekord kampionati në këtë disiplinë në Kampionatin Ballkanin që po organizohet në Craiova të Rumanisë.
“Balkan champion- happy girl. Kampione Ballkani, rekord kampionati ne garën 3000 m me pengesa me kohën 9.17.91 (koha ime e dytë më e shpejtë (ever). Shumë e lumtur për fitoren, per ndjesinë e mirë gjatë garës dhe më e motivuar se kurrë për objektivat e radhës. Faleminderit të gjithëve që vazhdojnë dhe mbështesin rrugëtimin tim!” – shkruan Gega në profilin e saj në Instagram.
https://www.instagram.com/p/Ce9QucVtxZH/?utm_source=ig_embed&ig_rid=45e406ac-4897-4e0b-b9b6-7b1cbe3f32d3