Shënon rritje shitja e apartamenteve

Shitja e apartamenteve në vend është në rritje. Në periudhën nga prilli deri në qershor të këtij viti janë shitur 756 apartamente të reja, që është për 30 apartamente më shumë se tre muajt e parë të vitit 2018. Agjencia e Kadastrës njoftoi se ka rreth 5.300 apartamente që ofrohen në treg.

Marketing

Të dhënat nga Agjencia e Kadastrës tregojnë se janë lëshuar 10.500 fletë për para-shënim të ndërtimeve, që do të thotë se bëhet fjalë për apartamente të ardhshme. Kjo tregon se ato janë në fazën e ndërtimit dhe në periudhën që vijon do të gjenden në tregun e pasurive të patundshme.

“Në territorin e Republikës së Maqedonisë në tremujorin e dytë të vitit 2018 janë regjistruar gjithsej 5,170 shitje, nga të cilat 4,236 janë shitje të patundshmërive të vjetra, ndërsa 756 janë shitje të ndërtimeve të reja, d.m.th. 170 blerje nga Republika e Maqedonisë dhe 8 shitje të patundshmërive të kryera me ankand.”, thonë nga Agjencia e Kadastrës.

Nëse krahasojmë shitjet vjetore të apartamenteve të ndërtuara rishtazi, mund të vërehet se krahasuar me tremujorin e dytë të vitit të kaluar ka një rritje të shitjeve për rreth 600 apartamente ose 48.5%. Nga raporti i kadastrës mund të shihet se për të njëjtën periudhë shumica e apartamenteve janë shitur në territorin e komunës së Karposhit. Prilepi mban rekordin për shitjen e shtëpive, ndërsa në komunën Qendër, objektet afariste ishin më të kërkuarat.

”Sa i përket çmimeve, edhe më tej 1 metër katror hapësirë banimi është më e shtrenjtë në komunën Qendër dhe është mesatarisht 950 euro. Menjëherë pas vijnë apartamentet në Karposh, ku 1 metër katror është rreth tridhjetë euro më lirë, në Aerodrom çmimi shkon mesatarisht 860 euro. Në brendësi të vendit çmimet shkojnë nga 350 deri në 650 euro për metër katror “.

Nga sektori i ndërtimit theksojnë se qytetarët duhet të ndryshojnë zakonin dhe si kriter kryesor për blerjen e patundshmërive, të mos e marrin vendndodhjen, por t’i kushtojnë më shumë vëmendje cilësisë së ndërtimit.

Marketing