Shërbimi special “Karotreci” në aksion, largon rreth 100 vetura në Shkup

Një këmbësor ka marrë lëndime të rënda, ndërsa një person tjetër është lënduar më lehtë në dy nga pesë aksidente gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB Shkup. Në tre aksidente është shkaktuar dëm material.

Marketing

Nga MPB-ja informojnë se dje policia rrugore ka zbuluar dhe sanksionuar 27 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, tre shoferë kanë kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe, dy shoferë nuk kanë dhënë përparësi për kalimin e këmbësorëve në vendkalimin për këmbësorë, katër shoferë për renditje të parregullt, një shofer për parakalim të parregullt, dy shoferë nuk kanë dhënë përparësi të kalimit të automjeteve në zonën e udhëkryqit, tre shoferë për mos posedim të pajisjes dimërore, 11 shoferë për mos mbajtjen e rripit të sigurimit dhe 14 shoferë kanë përdorë celular gjatë drejtimit të automjetit.

Nga trafiku janë shkyçur tre shoferë të cilët kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit, 18 shoferë para se ta marrin të drejtën e drejtimit të automjetit dhe pesë shoferë fillestarë, si dhe pesë automjete teknikisht të parregullta dhe 11 automjete të paregjistruara.

Janë hasur 104 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt, ndërsa me automjetin special “karrotrec” janë larguar 85 automjete.

Gjatë ditës Sektori për parandalim pranë SPB Shkup do të realizojë punëtori edukative në SHF “Bllazhe Konevski” në rajonin e Komunës së Aerodromit, me pjesëmarrës të klasës së katërt, në suaza të projektit edukues rrugor “Ti mbrojmë fëmijët në trafik”.

Marketing