Një delegacion i PE-së do ta vlerësojë progresin e Maqedonisë së Veriut

Shtatë përfaqësues nga Komisioni për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian (AFET) të kryesuar nga eurodeputeti estonez Tune Kelam, do të takohen me udhëheqësinë politike, opozitën dhe përfaqësuesit e shoqërisë qytetare.

Marketing

Siç kumtoi Delegacioni i BE-së në Shkup, eurodeputetët, gjithashtu, do të vizitojnë një projekt të financuar nga BE-ja, që të shohin se si fondet evropiane funksionojnë në praktikë, pas çka Tune Kelam do të japë deklaratë për mediet.

Delegacioni i Komisionit të Punëve të Jashtme të PE (AFET) përbëhet nga Kelam (EPP), i cili është edhe kryesues, eurodeputeti rumun Kristian Preda, (EPP), Knut Flekenshtajn (SD) nga Gjermania, Huan Fernando Lopez Agilar (SD) i cili është eurodeputet spanjoll, Bas Belder (ALDE) dhe Ilhan Kjuçuk (ALDE) nga Bullgaria dhe Tomas Mezeriks nga Partia e të Gjelbërve/EFA nga Hungaria.

Në kuadër të vizitës në vend, eurodeputetët Flekenshtajn dhe Kukan do të realizojnë takim edhe me nënkryetarin e Parlamentit Vesel Memedi.

Marketing