Sherr në parlament, deputetët gjuajnë njëri-tjetrin me grushte e shkelma (VIDEO)

Një debat verbal është përshkallëzuar në përplasje fizike mes deputetëve të parlamentit turk.

Marketing

Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme, gjatë zhvillimit të seancës plenare për buxhetin e vitit 2022, kur deputetët e AKP dhe CHP janë përfshirë në sherr.

Mediat turke shkruajnë se debati verbal mes ministrit të Brendshëm Süleyman Soylu dhe deputetëve të CHP-së u përshkallëzua në përplasje fizike, me grushte e shkelma.

Sherri ndodhi në pak sekonda, madje as garda nuk arriti që të mbante nën kontroll deputetët.

Pas përplasjes menjëherë kryetari i Parlamentit njoftoi se seanca do të ndërpritej deri sa situata të qetësohej.

Marketing