Sherr në Shtëpinë e Bardhë/ NYT: Rubio dhe Musk debat të ashpër për shkurtimet në qeveri

Përplasja e parë në kabinetin qeverisës të Donald Trump ka ndodhur mes Kreut të Departamentit të Eficencës Elon Musk dhe Sekretarit Amerikan të Shtetit Marco Rubio.

Marketing

Kjo është ajo çfarë ka raportuar media Amerikane Nju Jork Times e cila shkruan se këmbëngulja e Elon Musk, njeriut më të pasur të botës për më shumë shkurtime në qeverinë Amerikane ka acaruar Marco Rubion dhe ka sjellë një debat të ashpër përballë Donald Trump.

Rubio kritikoi të enjten ashpër Elon Musk gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë duke I thënë atij se kishte çmontuar tërësisht Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar USAID, një agjenci kjo që është nën juridiksionin të Departamentit Amerikan të Shtetit që Rubio drejton pa e pyetur atë për asgjë.

Nga ana tjetër Musk kritikoi Rubion sipas asaj qe Shkruan New York Times mbi faktin se nuk ka bere shkurtime ne Departamentin Amerikan te Shtetit, por Rubio akuzoi Musk se po gënjente duke thënë se mbi 1500 punonjës nga institucioni që ia drejtonte ishin larguar në këmbim të dëmshpërblimit. Pas kësaj zënkë Elon Muks e quajti Rubion si djalin që kërkon të dalë si njeriu i mirë përpara mediave.

Në mesin e këtyre tensioneve Sekretari Amerikan i Shtetit Marco Rubio i ka prezantuar Trump planin e tij për riorganizimin e Departamentit te Shtetit duke anashkaluar tërësisht Elon Musk.

Një moment tjetër i tensionuar ndodhi kur Musk debatoi me Sekretarin e Transportit Sean Duffy (Shon Daffi) për sistemet e kontrollit të trafikut ajror. Duffy u ankua se ekipi i Musk po përpiqej të shkurtonte stafin e kontrollit të trafikut ajror, në kohën kur vendi po përballet me një krizë pas rrëzimit më të madh të një avionic në 15 vjet.

Trump mohoi të këtë pasur një zënkë mes Sekretarit Amerikan te Shtetit Marco Rubios dhe njeriut më të pasur tëe Botes kur u pyet nga mediat ndërsa tha se të dy ata bëjnë një punë të shkëlqyer.

Marketing