Sherr/ Nigeriani kafshon dhe gëlltit gishtin e shqiptarit

Një përleshje e dhunshme mes shqiptarëve dhe nigerianëve është regjistruar në një plazh të Riminit në Itali. Lajmi është bërë i ditur nga gazeta lokale Corriere di Romagna, për të cilën policia thotë se ka arrestuar tre të rinj.

Marketing

Pjesëmarrësit në përleshje ndoqën njëri-tjetrin mes shezlongëve dhe u rrahën me çadra pranë Bagno 70 në Rimini. Ndërkohë mediat italiane bëjnë të ditur se një 25-vjeçar nigerian kafshoi një pjesë të gishtit të një shqiptari dhe e hëngri.

Rojet e plazhit ndërhynë për të shuar sherrin dhe në atë moment doli në pah një detaj i frikshëm. Një prej afrikaneve me fytyrën plot gjak, buzëqeshte teksa mbllaçiste gishtin e shqiptarit.

Arsyet që degraduan në dhunë ende nuk janë sqaruar, por dëshmia e shqiptarit të traumatizuar, tregon se gjithçka filloi sepse disa vajza që shoqëronin shqiptarët në plazh, rreth orës 3 të mëngjesit, nuk treguan interes ndaj ngacmimeve të afrikaneve që ndodheshin aty.

Të gjithë protagonistët, përfshirë edhe të dëmtuarit, do të dalin para gjyqtarit për seancën emasës së sigurisë. Dy shqiptarët kanë emëruar avokatët Paola Zavatta dhe Umberto De Gregorio si të besuarit e tyre.

Marketing