24/12/2024
Ballina Lajme Shqipëri Sherri në Oborrin Mbretëror, prokuroria kërkon dënimin e Princ Lekës, Elia Zaharisë...

Sherri në Oborrin Mbretëror, prokuroria kërkon dënimin e Princ Lekës, Elia Zaharisë dhe babait të saj

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar dënimin me 1 vit e 6 muaj burg për Princin Leka Zogu II, për incidentin e ndodhur pak muaj më parë në Oborrin Mbretëror. Dënimi konvertohet në 1 vit shërbim prove.

Marketing

Po ashtu është kërkuar 6 muaj shërbim prove për ish-bashkëshorten e Princit, Elia Zaharinë dhe për babanë e saj, Gjergj Zaharinë, një vit shërbim prove.

Princ Leka, ish-bashkëshortja e tij Elia Zaharia dhe babai i kësaj të fundit, Gjergj Zaharia, akuzohen për dhunë në familje. Hetimet nisën pas publikimit të një video dhe kallëzimit në prokurori për dhunë në familje.

Më 25 prill Gjykata e Tiranës vendosi zgjidhjen e kurorës martesore mes Princ Lekës dhe aktores së njohur. Në vendimin e Gjykatës thuhet se çifti, prindër të një vajze të vogël, kanë vendosur të ndahen pasi kanë pasur konflikte të vazhdueshme, mungesë komunikimi dhe se kishin ndërprerë bashkëjetesën.

Konfliktet e çiftit u bënë publike pas qarkullimit të një videoje, ku Leka, babai i Elias dhe vetë ajo, konfliktoheshin fizikisht mes tyre. Ndërkohë pas këtyre pamjeve, ata përfunduan në Gjykatë, me urdhër mbrojtjeje ndaj njëri-tjetrit.

Marketing