Ditën e djeshme u raportua për tensione në protestën e Aleancës për mbrojtjen e Teatrit dhe në fakt pati disa përplasje aty dhe provokime me shkashka dhe pankarta.Pjesë e lajmeve për protestën u bë edhe reperi Stresi, emri i të cilit u lakua për një sherr që ndodhi sot gjatë protestës.
Por si qëndron e vërteta e këtij sherri?
Stresi ka folur ekskluzivisht për iconstyle.al, për të sqaruar se çfarë ndodhi vërtet sot pasdite në shesh.
Ai u shpreh se disa nga protestuesit kishin bërë disa pankarta kundër Berishës dhe Bashës dhe kjo shkaktoi tension në protestë.
Reperi theksoi se qëllimi i opozitës dhe përfaqësuesve të saj ishte që të mbështesnin artistët, të cilët u dhunuan dje nga efektivët e policisë.
Kauza e teatrit ishte arsyeja përse simpatizantë të PD-së ishin sot në protestë sipas reperit, i cili kur pa pankartat fyese për ish-liderin dhe liderin aktual të opozitës nuk duroi më dhe ua theu ato.
‘Ne shkuam për t’i ndihmuar këta të teatrit se i kanë rrahur, i kanë përplasur për tokë. Sa ishim ne s’guxoi njeri, ishim të gjithë simpatizantët e PD-së ishim aty për kauzën e teatrit, kurse ata kishin bërë një pankartë kundër Berishës dhe Bashës, kot pa pikë lidhje! Dhe shkova jua thyeva pankartën. Tani ne po vijmë t’ju mbrojmë, ju na dilni kundër. Thjesht ua morëm pankartat që kishin nxjerrë kundër nesh dhe jua thyem”,është shprehur reperi.