Sheshi ‘Skëndërbej’ në Tiranë, sheshi më i bukur i Europës për 2018-ën

Sheshi “Skënderbej” në Tiranaë ka marrë çmimin prestigjioz europian për “Hapësirën Publike Urbane 2018”.

Marketing

Çmimi u akordua nga Qendra e Kulturës Bashkëkohore e Barcelonës si dhe nga 6 institucione europiane më të rëndësishme të arkitekturës dhe dizajnit në Europë, ndërsa vlerësimi u bë nga arkitektja Olga Tarraso, e cila kryesonte jurinë e njohur ndërkombëtare.

Sheshi “Skënderbej” u përzgjodh mes 279 projekteve nga 32 vende të ndryshme europiane, ndërsa më parë ishte zgjedhur mes 25 projekteve finaliste. Çmimin e tërhoqi kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, si dhe përfaqësues të studios projektuese “51N4E”.

Çmimi europian për “Hapësirën Publike Urbane” është një konkurs dyvjeçar i organizuar nga Qendra e Kulturës Bashkëkohore të Barcelonës (ÇCB) dhe gjashtë institucionet europiane, me qëllim për të njohur dhe për të inkurajuar projektet e rimëkëmbjes dhe mbrojtjen e hapësirës publike.