Shfaqet në ekranin shqiptar spikerja e parë e lajmeve krijuar me inteligjencën artificiale

Për herë të parë në Shqipëri, Inteligjenca Artificiale do të flasë shqip në Euronews Albania.

Marketing

Një spikere virtuale, e cila është bëra së fundmi, pjesë e ekipit të Euronews, ka zënë tashmë vendin e saj në tryezën e studios kryesore, nga ku trasmetohen lajmet e fundit, të çdo dite.

“Përshëndetje, unë jam Tokyo Tirana. Ju ftoj të ndiqni lajmet kryesore në Euronews Albania”- kështu e nis edicionin e saj të parë të lajmeve, spikerja më inovative e ekraneve televizive në Shqipëri.

“Tokyo Tirana” shfaqet e veshur me xhaketë të zezë, flokët e kapura dhe e grimuar bukur, teksa përcjell çdo informacion, me një saktësi të jashtëzakonshme, pa pasur aspak nevojë për letër apo edhe për promter.

Euronews Albania ka sjellë kështu risinë më të fundit në ekranin e saj, duke ndjekur hapat e gjigantëve të tjerë botërorë mediatik, të cilët kanë përfshirë Inteligjencën Artificiale, në botën e lajmit.

Me këtë hap inovativ, Euronews Albania synon të afrojë dhe të informojë në kohë reale, sipas gjuhës që e kërkon koha, audiencën, e cila çdo ditë po njihet e po entusiazmohet me përfitimet e inteligjencës artificiale.

“Tokyo Tirana”, spikerja virtuale është vetëm fillimi. Euronews Albania do të jetë gjithmonë një hap para me aplikimin e inovacioneve teknologjike, në Shqipëri.

Marketing