Shfrytëzoi për prostitucion 15-vjeçaren, arrestohet në Tiranë i riu i shpallur në kërkim, i dënuar me 7 vjet burg

Një i shpallur në kërkim për prostitucion është arrestuar ditën e sotme.

Bëhet fjalë për Enea Sinanin, 32 vjeç të cilin Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar me 7 vjet burg, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

“Specialistët e  Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë bënë kapjen e personit të shpallur në kërkim Enea Sinani., 32 vjeç, sepse Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar me 7 vjet burg, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, thotë policia.

Marketing

Ngjarja ka ndodhur disa vite më parë. Dyshohet se dy persona dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe një person tjetër S.K, 25 vjeç, kanë trafikuar dhe shfrytëzuar me qëllime përfitimi (prostitucion), një vajzë 15 vjeçare me iniciale  M.L, në zonën ndërmjet Tiranës dhe Elbasanit. 

Marketing