Shfuqizimi i Balancuesit, VLEN: Do të propozojmë Ligj të ri

Koordinatori i grupit parlamentar të VLEN Halil Snopçe thotë se pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e balancuesit ,do të propozojnë Ligj të ri, për pesë ose gjashtë javë.

Marketing

“Draftin e kemi, është gati. Mundemi ta propozojmë edhe sot por duam të bëjmë debat publik me profesionistë dhe ekspertë për t’i pasur parasysh edhe vërejtjet e tyre, të mos bëjmë ndonjë ngatërresë sepse është ligj i ndjeshëm dhe të mos ketë gabime. D.m.th. qëllimi është të përfshihen ekspertët dhe më pas të bëjmë propozimin. Nuk duam të bëjmë fushatë politike me këtë gjë, por ta zgjidhim problemin”, tha Halil Snopçe, koordinator i grupit parlamentar të VLEN