Shoqatat e Gazetarëve dhe Mediave ashpër dënojnë ofendimet dhe diskualifikimet ndaj gazetarëve të IRL-së në komunikatën e sotme të kompanisë “Brako”, lidhur me epizodin më të ri të IRL-së të titulluar “Vrasje në Tetovë” – percjell KlanM reagimin e përbashkët të Shoqatës së Gazetarëve, Sindikatës së Pavarur të Gazetarëve, Këshillit të Etikës dhe Instituitit Maqedonas për Media.
“Autori i komunikatës, në vend që t`ia sqarojë opinionit, respektivisht të përgënjeshtrojë teza ta caktuara nga emisioni dhe t`u përgjigjet akuzave serioze, për të cilat ekzistojnë procedura në organet e hetuesisë, po bën përpjekje për censurë. Sipas tonit të komunikatës, është e qartë se qëllimi është diskreditimi publik i gazetarëve hulumtues dhe krijimit të kulturës së frikës gjatë përmendjes së kompanive të fuqishme ekonomike” – thuhet në reagimin e përbashkët.
Në këtë reagim, sic njofton KlanM, u bëhet thirrje mediave që punojnë në interes të opinionit dhe qytetarëve, të mos u nënshtrohen presioneve që të fuqishmit ekonomik ua bëjnë pronarëve të mediave.
Për presionet ndaj gazetarëve hulumtues, për tentativat e krijimit të atmosferës së frikës dhe mosbesim ndaj mediave, sic percjell KlanM reagimin, shoqatat e esnafit nga RMV-ja do t`i njoftojnë shoqatat partnere – Federatën Ndërkombëtare dhe Evropiane të Gazetarëve