Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë dhe Këshilli për Etikë në Mediat në Maqedoni në bashkëpunim me Odën Ekonomike sot në Manastir mbajtën takim me temë: “Bashkëpunimi midis gazetarëve dhe komunitetit të biznesit lokal nëpërmjet të krijimit të onlajn mediave profesionale”.
Në takimin morën pjesë gazetarë, pronarë të medias si dhe përfaqësues të komunitetit të biznesit, ndërsa u bisedua për krijimin e regjistrit të onlajn mediave profesionale. Regjistri pritet të jetë gati gjatë muajit të ardhshëm, ndërsa duhet të shërbejë për t’i ndihmuar publikut, por edhe biznesmenëve, më lehtë t’i dallojnë mediat profesionale, që respektojnë kodin e gazetarëve gjatë punës së tyre dhe kanë pronësi transparente dhe impresum.Nëpërmjet të këtyre takimeve SHGM, KEMM dhe Oda Ekonomike duan të gjejnë zgjidhjet më cilësore që do të sjellin profesionalizëm më të madh të gazetarisë dhe do të kontribuojnë për promovim të vetë-rregullimit në media.
Kryetari i SHGM, Mlladen Çadikovski theksoi se ky Regjistër do të kontribuojë për të përmirësuar kredibilitetin e mediave profesionale, për t’i dalluar ato që respektojnë standardet dhe ato që janë shkelës kryesorë të tyre”. Përfaqësuesja nga KEMM, Katarina Sinadinovska tha se procesi do të ndihmojë që portalet joprofesionale të bëhen edhe të parëndësishme. “Ndoshta një pjesë e tyre do të vazhdojë të ekzistojë, por publiku do të dijë se duhet të marrin me rezervë gjithçka që ato shkruajnë”, theksoi ajo.
Përfaqësuesja e Odës Ekonomike për Rajonin e Pelagonisë, Irena Jakimovska, me mbështetje nga të pranishmit, tha se Regjistri është hap i drejt në interes edhe të komunitetit të biznesit dhe ato do ta ndjekin si udhëzues në politikat korporative ndaj mediave.Ky aktivitet është i mbështetur nga Oda Ekonomike në Maqedoni dhe është i parashikuar në Memorandumin për bashkëpunim, i nënshkruar më herët nga SHGM dhe Oda Ekonomike. Prandaj, në takimin morën pjesë gazetarë nga Manastiri dhe Prilepi, si dhe përfaqësues të firmave: Bimilk, Mermeren kombinat, Vitaminka, Komfi Angel dhe Tutunski Kombinat.