Shi i rrëmbyeshëm në Shkup

Në vend pasdite ka pasur zhvillim të motit jostabil i përcjellur me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima në zonat malore në pjesën verilindore. Edhe në Luginën e Shkupit moti është jostabil me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar, ndërsa në disa pjesë të luginës edhe në formë të motit të ligë me paraqitje të breshrit.

Marketing

Siç kumtoi DPHM, deri në fund të ditës moti do të jetë jostabil me shi të rrëmbyeshëm afatshkurtër, bubullima, erë të fuqishme.

Marketing