Ministria e Shëndetësisë njoftoi të premten, më 3 shtator se janë regjistruar edhe 26 vdekje dhe 1.448 raste të reja me koronavirus.
Rastet e reja dalin pas testimit të 12.558 mostrave në laboratorët publikë dhe privatë.
Nga kjo shifër, i bie që rreth 12 për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë për koronavirus.
Gjatë 24 orëve paraprake, MSH njofton edhe për shërimin e 1.421 personave. Numri i përgjithshëm i të shëruarve, që nga paraqitja e pandemisë në Kosovë, ka arritur në 120.892.
Raste aktive me koronavirus ndërkaq janë 26.525.
Sa i përket vaksinimit, në 24 orët paraprake janë administruar 20. 479 doza të vaksinës.
Deri më tani, në Kosovë janë vaksinuar 298.445 persona me të dy dozat e vaksinës, ndërkaq në total janë administruar 882.718 doza.