Edhe gjatë mbrëmjes se djeshme njësitë matëse të ajrit kanë treguar ndotje enorme. Sipas stacionit matës të aplikacionit “Ajri im” rekord mbrëmë ka shënuar qyteti i Prilepit, ku niveli i PM 10 grimcave të rrezikshme në një metër katror ka shkuar mbi 1000 që është për 200 herë më i madh se niveli i lejuar. Menjëherë pas Prilepit, renditen Manastiri, Strumica, Tetova, Gostivari, Kumanova.
Ajër i ndotur ka mbizotëruar edhe në qytetin e Shkupit, më ndotur ka qenë tek Rektorti, Gjorçe Petrov, Karposh dhe Aerodrom.
Qeveria akoma nuk ka paraparë masa urgjente edhe pse ka disa ditë që shumë qytete të vendit po përballen me ajër të helmuar.