Shifra rekord në Shqipëri: Konfirmohen 14 të vdekur dhe 1,124 raste të reja

Në 24 orët e fundit, në Shqipëri janë regjistruar 1,124 raste të reja me COVID-19, nga 4254 testime të kryera. Po ashtu, ministria e Shëndetësisë, raportimin ditor të rasteve bën të ditur se betejën me sëmundjen e kanë humbur 14 qytetarë.

Marketing

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar me situatën e COVID19 në 24 orët e fundi si vijon: Janë kryer 4254 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 1124 qytetarë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 569 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 51,444 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 437 pacientë, 31 në terapi intensive nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 14 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID. 6 qytetar nga Tirana, 2 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Skrapari, 1 qytetar nga Kurbini, 1 qytetar nga Kukësi, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Elbasani, të moshave 35 -86 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Marketing