Shifra rekord, një milion myslimanë fillojnë Haxhin në Mekë

Një milion pelegrinë nga e gjithë bota u mblodhën të enjten në qytetin e shenjtë të Mekës në Arabinë Saudite për të kryer ritet fillestare të Haxhit.

Marketing

Kjo edhe shënoi pelegrinazhin më të madh Islam – një shtyllë kryesore e Islamit – që kur pandemia e shkaktuar nga COVID-19 bëri që kjo ngjarje vjetore të mos zhvillohej.

Kështu, kjo konsiderohet si një skenë që ngjall shpresë – dhe lehtësim – për myslimanët në mbarë botën.Haxhi është një detyrë një herë në jetë për të gjithë myslimanët të aftë fizikisht dhe financiarisht për të bërë udhëtimin, i cili i çon besimtarët në një rrugë të përshkuar nga Profeti Muhamed rreth 1400 vjet më parë.

Pelegrinët kalojnë pesë ditë duke kryer një sërë ritualesh që synojnë t’i afrojnë ata me Zotin.Kjo përfshin faljen rreth Qabes në formë kubi, faltorja më e shenjtë në Islam. Në qendër të oborrit të Xhamisë së Madhe të enjten, mijëra pelegrinë sillen rreth Qabes.

Pelegrinët u duk se “hodhën kujdesin ndaj COVID-19” këtë vit teksa mbushën Xhaminë e Madhe – në kontrast të mprehtë me kërkesat e distancimit shoqëror dhe maskave të dy viteve të fundit.Por ende kishte shenja vigjilence.

Gjithashtu, mijëra punonjës mjekësorë ishin në dispozicion për të ndihmuar ata në nevojë.

Këtë vit, haxhi është i hapur për vetëm 1 milion pelegrinë të huaj dhe vendas, të cilët janë vaksinuar plotësisht kundër coronavirusit, që rezultojnë negativë në testin për COVID-19 dhe janë nga 18 deri në 65 vjeç.

Autoritetet vlerësojnë se 85% prej tyre kanë ardhur nga jashtë.

Ndërsa frekuentimi i këtij viti është shumë më i ulët se fluksi i para-pandemisë prej 2.5 milionë pelegrinësh, ai përfaqëson një hap të rëndësishëm më afër normales pasi mbretëria e kufizoi ngjarjen në një numër të vogël banorësh myslimanë për dy vitet e fundit.