Shifrat marramendëse të përdorimit të Facebook gjatë izolimit të koronavirusit

Facebook ka shënuar një rritje të paprecedent të përdorimit në vende të cilat janë vendosur në karantinë për shkak të koronavirusit.

Marketing

Italia, një prej vendeve me kufizimet më të larta, ka pasur rritjen më të madhe të përdorimit të Facebook me thirrje në grup të cilat janë rritur me 1,000%.

Trafiku i mesazheve të të gjitha platformave të Facebook është rritur me 50% në vendet e izoluara.

Facebook ka në pronësi Instagram por edhe aplikacionin popullor të komunikimit WhatsApp.

Së bashku me numrin në rritje të thirrjeve në grup, vendi ka pasur rritje me 70% të kohës së shpenzuar në këto aplikacione. Rrjeti social premtoi të kapacitetet në një kohë kur njerëzit kanë ngecur brenda dhe po punojnë nga shtëpia.

Rrjeti social gjithashtu ka reduktuar cilësinë e videove në Evropë për të ulur trafikun dhe ngarkesën e ISP. /PCWorld Albanian