Shihet si zëvendësuesi i Ançelotit, reagon agjenti i Klop

Real Madrid po mendon të gjejë menjëherë zëvendësuesin e Karlo Ançelotit, i cili në fund të sezonit do të mbyllë marrdhëniet me Los Bancos pas zhgënjimit në Champions league.

Një nga emrat që flitet më shumë si zëvendësues i Ançelotit në mjedisin madrilen ëhstë ai i Jurgen Klop.

Ndërkohë që Mark Kosicke ka hedhur poshtë zërat për kalimin e gjermanit në krye të skuadrës së Realit.

“Jurgeni është shumë i lumur me rolin e tij Red Bull. Ai është totalisht i fukusuar dhe i lumtur aty”, u shpreh agjenti.

Në këtë mënyrë i hapet rruga transferimit të bujshëm të Ksabi Alonsos. 43-vjeçari ka kontratë të vlefshme me Leverkusen deri në vitin e ardhshëm.

Marketing