Shilegov: Deri më tani janë pastruar 220 deponi në Shkup

Në lagjen Hipodrom sot filloi aksioni për pastrimin e Komunës së Gazi Babës. Me pastrimin do të vazhdohet në Maxhari, Triangla, Kermamidnica, Çento, Zhelezarë dhe Autokomandë.
Fillimin e aksionit e shënuan kryetari i Shkupit dhe i Gazi Babës, Petre Shilegov dhe Boris Georgievski dhe drejtorët e ndërmarrjeve publike “Parqe dhe Gjelbërime” dhe “Higjiena Komunale” Adrian Muça dhe Abdulsamed Shabani.

Marketing

“Qëllimi i pastrimit themelor të hapësirave të gjelbërta publike, deponitë e egra, vendosjen e pajisjes të re urbane – stoleve, kazanëve dhe çezmave, krasitjen e pemëve, rregullimin e trotoarëve me bekatonë”, tha Georgievski dhe bëri apel që edhe qytetarët të kyçen në këtë aksion që të jetë i suksesshëm.

Shilegov përkujtoi se deri më tani është pastruar në Komunat Qendër, Gjorçe Petrov, Karposh, ndërsa javën e ardhshme do të pastrohet në Komunën e Butelit.

“Qyteti i Shkupit në periudhën e kaluar seriozisht e ka rritur intensitetin e mbikëqyrjes së inspektimit. Shërbimet e inspektimit gjatë ditës së djeshme kanë gjobitur dy familje për djegien e kabllove të plastikës dhe hedhje të gjësendeve në vende të palejuara”, tha Shilegov. paralajmëroi se do ta rrisin kapacitetin e shërbimeve të inspektimit dhe se do ta rrisin mbikëqyrjen.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, Shilegov sqaroi se nga komuna pastrohen deponi të paligjshme që t’u ndihmohet komunave, të rregullohet gjelbërimi dhe sërish të mos hidhen mbeturina në ato vende.

I pyetur për gazsjellësin në Vodno, Shilegov deklaroi se ende nuk është shterur debati dhe se në periudhën e ardhshme do të duhet të përballen institucionet të cilat e udhëheqin gazsjellësin dhe shoqatat civile.