Shilegov: Do të shpallet thirrje për pranimin e 30 zjarrfikësve të rinj

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov sot deklaroi se Qyteti nuk është ai që e përcakton lartësinë e pagës së zjarrfikësve dhe kompensimin që e kanë ata.

Marketing

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, Shilegov sqaroi se këtë e kanë ndërmarrë dhe ua transferojnë zjarrfikësve, përmes bllok dotacioneve që i marrin përmes pushtetit qendror. Ai shtoi se e njëjta ndodhë edhe me përkëdhelëset në kopshte, profesorët në shkollat fillore dhe të mesme. “Nuk është diçka që në mënyrë autonome varet prej vendimit tonë”, theksoi Shilegov.

“Në pakon e rritjes së pagave si LSDM e kemi bërë në disa pjesë të administratës shtetërore, para masave Kovid nuk ishin të përfshirë zjarrfikësit, janë planifikuar për një periudhë më të vonshme. Megjithatë na lejoni edhe ne si njerëz që i udhëheqin institucionet, megjithatë duhet të mbajmë llogari edhe për bilancet buxhetore që i kemi, sa të Qytetit, sa në nivel qendror. Unë jam i bindur, duke e njohur kryetarin e Qeverisë, Zoran Zaev dhe fjalimin e tij permanent në opinion për rritjen e pagave, rritjen e pagës minimale, rritjen e pagës mesatare se shteti do të arrijë të gjejë mjete si të vijë drejt rritjes së pagave të zjarrfikësve”, deklaroi Shilegov në konferencë shtypi.

Shilegov thotë se me ta nuk është biseduar dhe nuk kanë dorëzuar kërkesë nga asnjëri prej sindikatave.

Shilegov potencoi se zjarrfikësit gjithmonë e marrin pagën në kohë.

Ai paralajmëroi se së shpejti do të shpallet thirrje për pranimin e të paktën 30 zjarrfikësve të rinj, pasi ky është numri i njerëzve që kanë dalë në pension ose shkojnë në pension gjatë këtij viti. Shtoi se nuk do të lejojë të bie numri i zjarrfikësve nën minimumin i cili mund të garantojë siguri në të gjitha pjesët në Shkup.