Shilegov: Edhe në katër vitet e ardhshme do të vazhdojmë me subvencionet për inverterë

Mjedisi jetësor dhe ajri i pastër janë përfitime për të gjithë ne. Prandaj, përveç masave tjera për zvogëlim, të ndotjes së ajrit të cilat i vendosëm, në katër vitet e ardhshme do të vazhdojmë edhe me subvencionet për inverterë, porositi kryetari aktual i Qytetit të Shkupit dhe kandidat i LSDM-së dhe Koalicionit, Petre Shilegov në mitingjet e mbrëmshme në Karposh dhe Qendër.

Marketing

Kjo, tha, do të vlejë më pak tym nga oxhaqet, ngrohje ekologjike në shtëpi dhe ndërmarrje të hapave konkret për mbrojtje të mjedisit jetësor.

“Zëvendësimi i stufave për ngrohje me inverterë llogaritet si një nga metodat më të suksesshme në luftën kundër ajrit të ndotur, sepse në plan afatgjatë, Qyteti i ndali 8.000 oxhaqe në Shkup, duke ndryshuar gjithashtu po aq shtëpi të ngrohen nga druri/qymyri/nafta në energji të pastër elektrike”, tha Shilegov para të pranishmëve.

Sipas tij, kjo masë për zvogëlim të ndotjes së ajrit do të vazhdojë në katër vitet e ardhshme me një milion euro në nivel vjetor që të mund të zëvendësohen prej 1.000 deri 2.000 stufa me inverterë.