Shilegov ia dhuroi Ramës fanellën e Juventusit

Tashmë të gjithë e dinë se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është tifoz i flaktë i ekipit italian, Juventusit.

Marketing

Se i pëlqen ky ekip, Rama nuk e fsheh as në publik. Shpesh herë shihet i veshur me logon e Juventusit.

Kjo u bë shkas, që sot në Shkup të fitojë si dhuratë fanellën e këtij ekipi.

Ishte i pari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov që u kujdes për këtë, raporton TV21.

Dhurata shkëmbyen edhe të pranishmit tjerë në takimin joformal mes Ramës. kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ky takim erdhi një ditë para Mini Shengenit që do të mbahet nesër në Shkup.