Shilegov jep lajmin e mirë: Shpallet tenderi për Bus Rapid Transport

Tenderi për realizimin e sistemit të transitit Bas rapid (BRT) është shpallur sot me çfarë bëjmë një hap të madh përpara në kryerjen e transportit publik modern, ekologjik, të shpejtë dhe efikas, porositi sot Petre Shilegovi, kryetar aktual dhe kandidat i LSDM-së për Shkupin.

Marketing

“Shkupi merr transport publik të shpejtë, të sigurt dhe të qëndrueshëm i cili do të jetë mjaft atraktiv që do të mundësojë ulje të drejtpërdrejtë të kaosit në trafik, ndërsa me këtë edhe në mënyrë indirekte do ta ulë edhe ndotjen e ajrit në pjesën e trafikut. Për vetëm katër vjet, arritëm ta realizojmë ëndrrën e vjetër 40 vjet të shkupjanëve për tramvaj, duke siguruar sistem më të mirë se tramvaji në përputhje me kushtet të cilat i mundëson Shkupi i sotëm”, tha Shilegovi në konferencën e sotme për shtyp.

Ai theksoi se Shkupi është qyteti i parë në Ballkan i cili do të vendosë sistem BRT, që sipas tij, nuk është vetëm sukses për qytetin, por edhe për të gjithë shtetin.

“Morëm transport publik sipas shembullit të metropoleve botërore i cili është shpallur si projekt më ekologjik nga ana e EBRD-së. Efikasiteti dhe leverdia e këtij investimi për Shkupin është konfirmuar nga një sërë ekspertësh vendorë dhe ndërkombëtarë të cilët janë të përfshirë nga fillimi në realizimin e idesë. Në zgjidhjen kanë punuar ekspertët më me renome të universiteteve tona në Shkup dhe Manastir, Beograd, Londër dhe Bruksel. Është me rëndësi të theksohet se në kuadër të EBRD-së, ky projekt është regjistruar si projekt i gjelbër, financohet në kuadër të rrjetit të qyteteve të gjelbra, ku Shkupi është anëtar nga viti 2019”, theksoi Shilegovi.

Projekti, siç tha, përfshin vendosjen e dy linjave me korridore të cilat janë rezervuar vetëm për autobusët nga Gjorçe Petrovi deri në Lisiçe të Re dhe nga Buteli deri në Kisella Vodë. Rruga nga Gjorçe Petrovi deri në Lisiçe të Re do të jetë me një gjatësi prej 12,81 kilometra në një drejtim, do të ketë 21 stacione të autobusëve dhe 2 terminale, në zonën industriale në Gjorçe Petrov dhe në lagjen Lisiçja e Re.

Udhëtarët nga zonat më të largëta, saktëson, do të kenë linjë e cila do t’i bartë dhe do t’i lidhë me BRT-në për rrjet transporti plotësisht të lidhur dhe efikas.