Qyteti i Shkupit sjell program për mbledhjen falas të mbetjeve nga të vjelat dhe kontrolle të përforcuara inspektuese për bujqit e pandërgjegjshëm.
Qyteti i Shkupit është njësia e parë e vetëqeverisjes lokale e cila fillon fushatën për eliminimin e djegies së arave dhe stërnishtave, me qëllim zvogëlimin e ndotjes së ajrit dhe ruajtjen e pjellorisë së truallit.
Deri më tani, stërnishtat, barërat e këqija dhe mbetjet e tjera bimore digjeshin për shkak se bujqve nuk u ishte ofruar alternativë për largimin e mbetjeve nga të vjelat, pavarësisht nga fakti që djegia shkatërron pjellorinë e truallit dhe krijon materie të dëmshme të cilat ndotin ajrin dhe përbëjnë rrezik për shëndetin e të gjithëve, dhe veçanërisht të atyre që janë në afërsi – tha sot Shilegov në konferencën e shtypit për mediat.
Ai shtoi se djegia e stërnishtave, barërave të këqija dhe mbetjeve të tjera bimore shkatërron mikroflorën dhe faunën e shtresës së punueshme të truallit, – atë që e bën truallin të gjallë, pjellor dhe ripërtëritës. Gjithashtu, theksoi se djegia e stërnishtave dhe sipërfaqeve bujqësore në kushtet e motit kur kemi temperatura të larta, janë faktor i cili luan rol të madh në shfaqjen e zjarreve, të cilat përveç dëmit shumë të madh që u shkaktojnë kulturave bujqësore, përbëjnë një rrezik serioz edhe për jetën e njeriut.
Në bashkëpunim me ndërmarrjet publike të qytetit, UNDP-në dhe http://xn--mdc-i-bze.net/, po zhvillojmë një fushatë për edukimin nga pasojat e dëmshme të djegies së stërnishtave dhe për herë të parë do t’ju ofrojmë zgjidhje bujqve për largimin falas të mbetjeve të të vjelave. Në periudhën deri më 30-të shtator Qyteti i Shkupit do të jetë në dispozicion të të gjithë bujqve të cilët kanë çfarëdolloj mbetjeje nga të vjelat dhe me ndihmën tonë, falas këto mbetje do të largohen nga fushat në mënyrë që të pengojmë djegien e tyre – tha Shilegov.
Të gjithë bujqit nga komunat e Shkupit mund të lajmërohen në numrin e telefonit 071 395 395 dhe të punësuarve në Qytetin e Shkupit t’ua lënë të dhënat e tyre, çdo ditë pune nga ora 08 deri në orën 20, ndërsa Qyteti sipas një plani dhe orari të përcaktuar paraprakisht, në zona, falas do të mbledhë mbetjet bimore dhe do t’i deponojë në Drisla.
Apeloj pas paraqitjes, me qëllim mënjanimin e shpejtë dhe efikas të mbetjeve, bujqit të transportojnë mbetjet nga të vjelat në një lokacion, i cili do të jetë i arritshëm nga mekanizimi. Të gjithë bujqit që do të paraqiten paraprakisht do të dinë se në cilën ditë të javës do të transportohen mbetjet. Ju lutem, nëse ka mundësi përveç të dhënave, të na lënë edhe lokacionin e saktë (në viber). Dua t’ju rikujtoj bujqve se djegia e stërnishtave dënohet me ligj. Deri më tani djegie të tilla nuk janë sanksionuar për shkak se bujqve nuk u është ofruar alternativë për këto lloj mbetjeje. Tani ofrojmë zgjidhje e cila do të jetë efikase, dhe më e rëndësishmja është se nuk do të përbëjë shpenzim plotësues për qytetarët – tha Shilegov.
Ai tërhoqi vëmendjen se Qyteti do të kryejë kontrolle inspektuese të përforcuara në terren dhe do të sanksionojë në mënyrë adekuate çdo djegie të stërnishtave, barërave të këqija dhe mbetjeve të tjera bimore.
Inspektorët e Qytetit të Shkupit kanë mundësi të xhirojnë me dron, gjë që do të shkurtojë kohën e dedikuar për kontrollin e sipërfaqeve bujqësore, dhe do të japë lokacionin e saktë sipas certifikatës së pronësisë për pronën në të cilën digjen mbetjet bimore.