Shilegov: Komuna e Çairit të gjejë mënyrë për rrënimin e objektit pa leje tek Mavrovasja

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov theksoi se Komuna e Çairit duhet të gjejë mënyrë dhe modalitet për rrënimin e objektit pa leje afër qendrës tregtare Mavrovasja, duke pasur parasysh atë që Qyteti tashmë e bëri të ditur problemin. Siç sqaroi, ekziston edhe opsioni që Inspektorati shtetëror i ndërtimtarisë të ndërmarrë aktivitete dhe ingerenca për mënjanimin e këtij objekti.

Marketing

Sipas Shilegovit, Qyteti i Shkupit si institucion tashmë e ka bërë hapin institucional me atë që e ka zbardhur problemin, tani i takon Komunës së Çairit të gjejë zgjidhje për objektin pa leje.

Sipas kryetarit të Qytetit, e vetmja zgjidhje e mirë do të ishte inspektoratet ndërtimore të zhvendosen tek Qyteti, me çka Qyteti i Shkupit do t’i inspektonte ndërtimet e mundshme pa leje.

Shtoi se ai është koncept që do të mundësojë apo pamundësojë ndërtime pa leje në territorin e Qytetit nga njëra anë, ndërsa nga ana tjetër, sipas tij, interesi i komunave do të ruhet seriozisht, ndërkaq kjo është në korniza të urbanizmit, tërësisht të zbatohen planet e hollësishme urbanistike.