Shilegov në Butel: Kjo është komuna e cila zhvillohet më shpejtë

Takimet e mahallava të kryetarit të Shkupit Petre Shilegov vazhduan në komunën e Butelit ku së bashku me kryetarin e kësaj komune Velimir Smilevski realizuan takim me qytetarët.

– Me ndërtimin e bulevardit Hristijan Todorovski Karposh kemi mundësuar dalje më të shpejtë në qarkoren e Shkupit. Rruga e dikurshme Bosnja dhe Hercegovina tashmë është bulevard me korsi për biçikleta dhe këmbësorë, gjelbërim të ri dhe ndriçim të ri. I kemi rikonstruuar rrugët Lazim Tërpovski dhe Boca Ivanov dhe së shpejti fillon rikonstruimi i rrugës Butelska, thotë Shilegov.

-Në këtë pjesë të qytetit i kemi rikonstruuar shkollat e mesme Arsenie Jovkov dhe Zef Lush Marku, ndërsa kemi siguruar pastrues të ajrit për çdo klasë, shtoi Shilegov, njofton Aktuale.mk

Përmes realizimit të këtyre takimeve LSDM po e arrin qëllimin që me qytetarët të krijojë ofertën më të mirë për qytetarët e kësaj komune.

Marketing