Shilegov: Në mandatin e ri, subvencion të qëndrimit në çerdhe dhe ulje të pagesës mujore

Kandidati i LSDM-së për Shkupin, Petre Shilegov, premton subvencion të qëndrimit në çerdhe e ulje të pagesës mujore.

Marketing

“Së pari, do të subvencionojmë kujdesin ndaj fëmijëve në kopshtet publike duke mbuluar një maksimum prej 50 për qind të kostos mujore. Ne i inkurajojmë familjet të qëndrojnë në Shkup, të zhvillohen dhe të kenë arritje në jetë. Ne do ta zvogëlojmë pagesën mesatare aktuale prej 1,400 denarë për kopshtet e fëmijëve në Shkup në 700 denarë.
Të gjithë nxënësit nga shkollat fillore shtetërore në qytet do të marrin deri në 50% ushqim më të lirë gjatë qëndrimit të tyre në shkollë. Prindërit do të jenë në gjendje të shpenzojnë deri në 200 euro në vit në buxhetin e familjes.”,- tha kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit – LSDM, Petre Shilegov