Shilegov: Në Maqedoni ka staf të madh të administratorëve

Kryetari i Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov në intervistë për televizioni “1Tv” tha se problemi kryesor është numëri i madh i fondeve të cilat ndahen për pagat e administratorëve.

Marketing

“Kemi një problem serioz në Maqedoni, një pjesë e madhe e fondeve buxhetore shkojnë për të paguar administratën shtetërore, ku ka një staf të madh të të punësuarve të nivelit të ulët që bëjnë presion, që të mos mund të jepen paga tërheqëse për njerëzit e aftë në vendet më të larta. Është e nevojshme të lirohet buxheti i Bashkisë së Shkupit nga stafi i tepërt i punëtorëve që të sigurohen njerëz të aftë që do të udhëheqin proceset”, tha Shilegov.

Ai shtoi se kohëve të fundit, ka marrë reagime pozitive, sepse opinioni e di që në Bashkinë e Shkupit është prezantuar një sektor i kontrollit të brendshëm. Qytetarët mund të tregojnë për joefikasitetin dhe cilësia e tatimeve është përmirësuar seriozisht, dhe se qytetarët mund të raportojnë anomali për punën e administratës në çdo kohë.