Humanizim të zonës në Shkup me fshirjen e unazës jugore dhe dislokimin e Hekuranës, Çimentores dhe industrisë tjetër të rëndë jashtë Shkupit, paralajmëroi kandidati aktual i LSDM-së për kryetar të Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.
“Në planin e përgjithshëm urbanistik që do të miratohet në vitin 2022, në Shkup nuk do të ketë asnjë shenjë për ndërtimin e industrisë së rëndë. Pra, perspektiva e industrisë së rëndë, në 10 vitet e ardhshme, këtu e kam fjalën në radhë të parë për kompleksin e Hekuranës dhe Çimentores, do të duhet të largohet. Është një humanizim i hapësirës”, tha Shilegov në emisionin “Vetëm intervistë” në televizionin Kanal 5.
Ai theksoi se do të ishte një operacion kompleks.
“Hekurana dhe Çimentorja, për shembull, do të duhet të largohen dhe kjo është diskutuar me menaxhmentin e tyre. Do të jetë një operacion kompleks, një proces serioz për zhvendosjen e këtyre objekteve, por qyteti duhet të humanizohet”, theksoi Shilegov.