Për automjete do të mbyllet hapësira nga kryqëzimi te Parlamenti deri te qendra tregtare “Paloma Bianka”, ndërsa trafik dop të zhvillohet nëpër rrugën Dame Gruev e cila do të zgjerohet dhe do të bëhet bulevard.
Vitin e ardhshëm automjetet nuk do të lëvizin nëpër qendër të Shkupit. Kryetari i qytetit të Shkupit Petre Shilegov për SDK thotë se aktualisht janë duke punuar në një projekt që kryqëzimi prej te Parlamenti deri te qendra tregtare Paloma Bianka të bëhet një zonë këmbësorësh.
“Ajo që po e bëjmë aktualisht është që vitin ardhshëm plotësisht ta mbyllim Unazën e vogël për automjete dhe të shndërrohet në një zonë këmbësorësh, ashtu siç është kudo në botë. Ajo pjesë do të marrë një pamje krejtësisht të re, me pllaka dhe trotuare të rregulluara, ndërsa parku ‘Gruaja luftëtare’ do të zgjerohet drejt Kuvendit. Jemi duike menduar për atë që në atë zonë të qarkullojnë vetëm autobusët e transportit publik. Paralelisht, ne do të punojmë për zgjerimin e Rrugës Dame Gruevski në nivel të bulevardit. Problem ka me ndërtesën e ish-Makoteksit që gjendet në atë rrugë. Qyteti do ta blejë ndërtesën dhe do ta shembë. Në atë pjesë do të ketë hapësirë edhe për një park për ta zëvendësuar parkun përballë Stacionit të vjetër hekurudhor, i cili u shkatërrua për shkak të ndërtimit të një objekti nga projekti ‘Shkupi 2014′”, thotë Shilegov.
Këtë vjeshtë Qyteti i Shkupit do të fillojë me rregullimin e hyrjes në drejtim të Sheshit Maqedonia te porta triumfale.
“Do të fillojmë me rregullim të vendeve më të vogla për të ngritur cilësinë e hapësirës publike. Hyrja në Shesh është tani një sipërfaqe me asfalt që nuk duket mirë. Deri në fund të tetorit kjo hapësirë do të ketë pamje të re ku do të ketë edhe gjelbërim”, thotë Shilegov.
Qyteti i Shkupit po punon për rindërtimin e dhjetëra rrugëve nëpër qytet këtë verë. Për herë të parë, siç thotë Shilegov, po punohet në mbrëmje dhe punimet e ndërtimit po realizohen në afate rekord, që nuk ka qenë praktikë në të kaluarën. Puna e natës në rrugë nuk paguhet më shtrenjtë, por kontrata me kontraktuesit parasheh që ata të punojnë 16 orë në ditë.
“Ajo që bëri Qyteti para fillimit të këtij sezoni ndërtimi, ne fazën e realizimit të prokurimeve publik, ishte kushtëzimi i kontraktuesve të cilët do ta marrin punën që, për realizim të punëve ndërtimore, t’i përmbahen orarit të punës prej të paktën 16 orë. Kjo ndodh për herë të parë në qytetin tonë. Me një mënyrë tjetër të menaxhimit të fondeve buxhetore po i zgjidhim problemet e qytetarëve. Shpesh them se nuk e di se çfarë ka ndodhur në 30 vitet e fundit dhe po përsëris prap. Qyteti është i qëndrueshëm financiarisht, s’kemi ngarkesa të reja me kredi, e megjithatë po ia dalim ta përmirësojmë infrastrukturën. Nëse ndahen 15-20% të buxhetit, që është rreth 10 milion euro, kryhet një numër i madh i projektesh infrastrukturore. Atëherë me të vërtetë pyes veten se për çfarë janë shpenzuar më parë?”, thotë Shilegov.