Shilegov: Qytetarët duhet të kenë durim, përndryshe ura “Goce Dellçev” do të bie

Kryetari i Qytetit të Shkupit deklaroi se ura Goce Dellçev do të rikonstruohet rreth 40 ditë. Pas 13 viteve po ndërmeren aktivitete për sanimin e urës ndërsa qytetarët do të duhet të kenë durim ose përndryshe siç tha Shilegov, ura do të bie.

Marketing

Në urën Goce Dellçev në periudhën e ardhshme prej 1 muaj e gjysmë do të ketë regjim të posaçëm komunikacioni.

“Për momentin po punohet në mënyrë intenzive për ndërtimin e koridoreve, udhëkryqi tek Qeveria do të jetë e stërngarkuar me komunikacion shtesë pas përpunimit të tuneleve tek Mavrovasja. Paralelisht po punojmë, na duhet ti kemi ato analiza, analiza komunikacioni të cilat po i punojmë me projekte për komunikacion 20-30 vjeçar, dhe si do të zhvillohen ato punime ashtu do ti kryejmë paralelisht”, ka theksuar Shilegov.

Ndryshe komunikacioni në këtë pjesë të Shkupit sa vjen e vështirësohet për shkak punimeve, prandaj kryetari Shilegov bënë apel për durim, sepse urra ka rrezik të rrëzohet. Qytetarët sikurse tjera ditë edhe sot në mëngjes e tërë ditën kishin shumë vështirësi për komunikacion, ku kolona e gjatë ishte që nga Qeveria deri tek Mavrovasja, duke vazhduar kështu deri tek Ambulanta e Bit Pazarit.