Shilegov: Ta ruajmë dhe duam qytetin tonë

Shkupi asnjëherë më të mos luftojë me katastrofat natyrore me përmasa të tilla, siç ishte tërmeti i 26 korrikut të vitit 1963. Të përhapë optimizëm dhe të këmbëngul në mjedisin tonë të mbisundojë një perceptim pak më ndryshe i gjërave të cilat janë pjesë e pandarë e zhvillimit të këtij qyteti. Nga perspektiva e sotme, Shkupi është konfirmim i kësaj që u tha dhe nxitje e madhe dhe obligim i të gjithë neve së bashku ta ruajmë dhe ta duam qytetin tonë.

Marketing

Këtë mbrëmë e deklaroi kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov në Galerinë e grafiteve në Qendrën Tregtare të Qytetit. Ai ka marrë pjesë në ngjarjen kryesore në suaza të manifestimit “Shkupi flet (23-26 korrik)” me të cilën shënohet 55 vjetori i tërmetit katastrofal.

Pas tërmetit katastrofal të parët të cilët u dhanë ndihmë shkupjanëve ishin qytetarët e Ish-Republikave Jugosllave, ndërsa menjëherë pastaj arriti ndihmë dhe ekipe shpëtuese nga e gjithë bota.

“Në realizimin e programit të gjerë të aksioneve, thelbësore për ndërtimin e Shkupit, ndihmën e tyre e dhanë të gjitha ato forca vendore dhe ndërkombëtare, organizata humanitare, personalitete të jashtëzakonshëm, të cilët e respektojnë qytetin, ndjenë keqardhje me katastrofën dhe dëshironin të kontribuojnë në Shkupin e shkatërruar, sërish të lind. Tetëdhjetë e shtatë kombësi dërguan ndihma të ndryshme dhe ndihmuan në ndërtimin e Shkupit të ri, “Qytetin e Solidaritetit”. Pas tërmetit Shkupi i ri me kulturën e saj, specifikimin urban-ekonomik, gjeografik-hapësinor, demografik dhe kulturologjik, bëhet qytet modern”, theksoi Shilegov. U bëri thirrje shkupjanëve të jenë human dhe të dhurojnë ndihmë për të pësuarit në Greqinë fqinje.

Në suaza të manifestimit “Shkupi flet” vizitorët kishin mundësi ta shikojnë projeksionin e kolazhit filmik me metrazh të shkurtër “Shkupi ëndërron” të regjisores së re Dina Duma dhe performancën “Rikonstruimi i qetë i tërmetit”, nga Biljana Radinoska. U argëtuan në programin muzikor “Bisedë me kuptim”, përkatësisht në koncerte të Mammoth & Yashem, Todor Karakolev, sesion i improvizuar me muzikantë nga skena e re e Shkupit.

Të gjitha ngjarjet e manifestimit “Shkupi flet” në mënyrë tematike lidhen me tërmetin e Shkupit dhe paraqesin vrojtim të caktuar të kësaj ngjarje përmes syve të artistëve të rinj dhe përjetimin e tyre rindërtues të kësaj tragjedie.

Marketing