Shilegov: U lëshua në përdorim korsia e dytë e biçikletave në Vodno, Shkupi po bëhet atraksion turistik

Nga dita e sotme, adhuruesit e çiklizmit mund të shijojnë korsinë e dytë të biçikletave që u lëshua në përdorim në Vodno. Korsia e re malore e biçikletave është me gjatësi 3.64 km dhe gjerësi 3 metra me kthesa dhe rampa të sigurta të bëra posaçërisht. Nuk ka ndërprerje dhe përzierje me korsitë e këmbësorëve gjë që e bën atë shumë të sigurt. Korsia i përket së ashtuquajturës “kategori familjare”. Është në të njëjtën kohë e sigurt për përdorim nga të gjitha gjeneratat, por ne apelojmë që të përdoret vetëm me pajisje mbrojtëse të përshtatshme. Korsia e re e biçikletave “Flow” është e dedikuar për lëvizje-poshtë gjë me të cilën u kompletua linja Shkup–Vodno e Mesme–Shkup.

Marketing

Që të mund të përjetojmë bukurinë e korsive të biçikletave që kemi bërë në Vodno, i ftojmë të gjithë dashamirësit e natyrës që të vizitojnë Festivalin e dytë për turizëm alternativ që do të mbahet në Vodnon e Mesme të dielën më 24 tetor. Manifestimi fillon në orën 10:00 dhe në të do të marrin pjesë të gjithë distributorët kryesorë të biçikletave dhe pajisjeve për biçikleta, dhe sigurisht do të shoqërohet edhe me argëtim të mirë.