Shilegov: Rruga “Brigada e Dytë Maqedonase” nuk është fshirë asnjëherë

Në lidhje me rrugën “Adem Demaçi” në Çair ka reaguar edhe ish-kryetari i Shkupit, Petre Shilegov, duke shkruar se emri i vjetër i kësaj rruge, “Brigada e Dytë Maqedonase” nuk është fshirë asnjëherë në Shkup.

Marketing

“Brigada e Dytë Maqedonase është pjesë e historisë më të ndritur maqedonase. Historia e Luftës nacionalçlirimtare dhe lëvizjes partizane! Kështu ishte, kështu do të mbetet”, shkruan Shilegov, duke shtuar se deklaratat populiste nga çdo anë janë rezultat i mungesës totale të informacionit ose manipulimit të ndërgjegjshëm me publikun.

“Nuk ka forcë të tillë që do të më detyronte të heq dorë nga lufta e shenjtë për lirinë kombëtare të popullit maqedonas. Ish rruga “Lovqenska 9”, quhet “Brigada e Dytë Maqedonase”, tregon Shilegov, duke përfunduar se nacionalizmi i çdo lloji është streha e të paaftëve.