Shipkovica për 13 orë pa rrymë, banorët bëjnë thirrje për ndihmë

Fshati Shipkovicë në Malësinë e Tetovës më shumë se 13 orë s’kanë energji elektrike.

Marketing

Mbi 300 familje të fshatit apelojnë për ndihmë në këtë mot të vështirë, kur tashmë po vazhdojnë reshjet intensive të borës, përcjell INA.

Një banor i fshatit i tha agjencisë INA se gjendja është alarmante, pasi që pa enegji elektrike totalisht janë të bllokuar.

Sipas tyre, gjatë mbrëmjes janë pastruar rrugët nga ekipet e komunës së Tetovës, por problem është mungesa e energjisë elektrike. Ata apelojnë për ndihmë që tu lëshohet energjia elektrike. (INA)